“Kam ndoshta ndonjë pendim”

“Kam ndoshta ndonjë pendim”

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë ka mbajtur konferencën për media.

Kur është pyetur nga gazetarët nëse do të bënte diçka ndryshe në ndeshjet e mëparshme ai ka thënë ndoshta do të inkuadronte edhe një lojtar kundër Çekisë.

“Si trajner ti duhet të marrësh vendime pastaj mund ta vlerësosh a është  vendim i mirë apo jo. Për mua është me rëndësi t’i marr vendimet dhe pastaj ta shoh nëse ishte vendimi i mirë. Kam ndoshta ndonjë pendim, kur ishim duke fituar kundër Çekisë desha ta fus edhe një lojtarë në mesfushë, por nuk e bëra. Unë e marr përgjegjësinë.”, tha ai.

Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 18:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së fundit për Euro 2020./21Media