Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Në Shkup, “Dardanët” janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut, teksa humbën me rezultat 2:1.

Në një konferencë për media pas ndeshje, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është pyetur nëse do të jap dorëheqje pas humbjes.

“Trajneri gjithmonë e merr përgjegjësinë për rezultatin. Pse duhet të jap dorëheqje? Kemi luajtur dobët ndaj Greqisë dhe Maqedonisë, por mos harroni, ne nuk jemi Franca apo Gjermania.Në pjesën e parë luajtëm më mirë, ndërkaq në pjesën e dytë nuk ishim efikas. Maqedonia e Veriut në pjesën e dytë ishte më e mirë”, tha ai.