Kjo verë duket se do të jetë shumë e nxehtë në transferimin e lojtarëve. Se fundmi po diskutohet për një shkëmbim mes Atletico Madrid dhe Chelsea.

Chelsea është vënë pas portierit slloven Jan Oblak i cili dhuron një siguri shumë të madhe në prapavijë. “Daily Mirror” madje tregon se blutë e Londrës shumë shpejt do të paraqesin edhe ofertën për portierin.

Në këtë shkëmbim Chelsea po mendon të përfshijë në marreveshje portierin Kepa Arrizabalaga i cili mbetet ndër blerjet më të shtrenjta të ekipit londinez.

Në arkat e Atletic Bilbaos u derdhën 80 milionë euro për shërbimet e Kepa, që me sa duket nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit.

Por me sa duket Atletico nuk ka në mëndje të heq dorë lehtë nga Jan Oblak.