Chelsea dhe Benfika në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Chelsea dhe Benfika janë dy skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Benfika kaloi tutje pasi e shkatërroi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 7-1 nga të dy ndeshjet. Në sfidën kthyese, ata fituan me rezultat 5-1 me golat e shënuar nga Ramos (2), Silva, Mario dhe Nerez, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Maljer.
Ndërsa Chelsea vazhdoi tutje pasi e përmbysi disavantazhin prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani duke fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Raheem Sterling i dha epërsinë skuadrës së Potter në minutën e 43’, ndërsa në pjesën e dytë fitoren e “Bluve” e vulosi Havertz me golin e tij nga penalltia në minutën 53-të.