Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 24-të.

Dy përballjet më interesante do të jenë mes Southampton e Chelsea dhe Liverpool e Everton.

Pas 23 xhirosh, Southampton gjendet në pozitën e 13-të, me tetë fitore, pesë barazime dhe 10-të humbje, duke arkëtuar 29 pikë. Në anën tjetër, Chelsea pozicionohet e katërta në tabelë, ku ka regjistruar 12 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje, dhe gjendet në kuotën e 42 pikëve.

Ndeshja tjetër interesante mes Liverpool dhe Everton do të zhvillohet në “Anfield Road”. Liverpooli do të shikojë që t’iu rikthehet fitoreve si vendas, dhe të arkëtoj tre pikë të plota në derbin e qytetit “Merseyside”.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Southampton (13) – Chelsea (4) (Stadiumi St. James Park)

16:00 Burnley (15) – West Brom (19) (Stadiumi Turf Moor)

18:30 Liverpool (6) – Everton (7) (Stadiumi Old Trafford)

21:00 Fulham (18) – Sheffield United (20) (Stadiumi Craven Cottage).