Gjigantët e Premier Ligës janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Bayern-it.

Chelsea dhe Liverpool thuhet se janë ende të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich David Alaba, dhe do të garojnë kokë për kokë që të arrijnë marrëveshje me të, raporton “ESPN”.

Para ca ditësh, Alaba e konfirmoi që në fund të këtij sezoni do t’i jep fund karrierës së tij 13 vjeçare tek Bayerni, dhe klubi që ka shprehur interesim serioz për të është Real Madridi.

Madridi thuhet se është destinacioni i tij i preferuar, por Chelsea e Liverpool po refuzojnë që të largohen nga gara për të, duke u spekuluar që do të mundohen ta bindin Alaban që të transferohet në Premier Ligë.