Futbollistët e Chelsea janë kualifikuar në finalen e Kupës FA, pasi shënuan fitore kundër Manchester United me rezultat 3:1.

Skuadra e Frank Lampard luajti shkëlqyeshëm kundër ekipit të Ole Gunnar Solskjer, i cili shkoi nga gabimi në gabim.

Chelsea luajti në mënyrë rutinore dhe u kualifikua në mënyrë të merituar në finalen e madhe, ku do të luajë kundër Arsenalit, i cili eliminoi Manchester Cityn.

Golat për Chelsea i shënuan Giroud në minutën 45, Mount ‘46, Maguire ‘73 autogol.

Golin e vetëm dhe të nderit për Manchester United e shënoi Fernandes në minutën 86 nga penalltia.