Chelsea e nokauton Juventusin, Barça e rrezikon kualifikimin tutje

Kanë përfunduar të gjitha ndeshje e Ligës së Kampionëve në kuadër të fazës së grupeve të zhvilluara të martën nga ora 21:00.
Sfida kryesore e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Angli ndërmjet Chelseat dhe Juventusit i ka takuar vendasve që kanë triumfuar me rezultat 4-0 me golat e realizuara nga Chaloba (25’), James (56’), Odoi (58’) dhe Werner (90’).
Kjo fitore e skuadrës së Thomas Tuchel bën që lideri i grupit H të caktohet vetëm në rrethin e fundit të ndeshjeve të këtij grupi.
Barcelona nga ana tjetër ka barazuar pa gola në “Camp Nou” me Benficën, duke e bërë kështu situatën shumë të komplikuar sa i përket kualifikimit më tutje në këtë garë.
Bayerni i Munihut e kryeson grupin E me 15 pikë, i ndjekur nga Barcelona me shtatë pikë dhe Benfika me pesë pikë. Gjiganti katalanas do të ndeshjet me Bayernit në rrethin e fundit të këtij grupi, andaj kjo do të jetë një sfidë e vështirë për trajnerin e ri, Xavi Hernandez.
Këto janë rezultatet në ndeshjet tjera të së martës:
Lille-Salsburg 1-0
Malmo-Zenit 1-1
Sevila-Wolfsburg 2-0
Young Boys-Atalanta 3-3.

Back to top button