Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vetme gjysmëfinale të Kupës FA.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi me anë të Ziyech, i cili në minutën e 55-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Timo Werner.

City pati disa raste, por pa konkretizime, njëri nga ta ishte Sterling goditja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit.

Në fund Christian Pulisic shënoi gol, por ishte pozitë jashtë loje.