Chelsea fiton Superkupën e Evropës
Chelsea është fitues i Superkupës së Evropës pas e ka mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive.
90 minutëshi i rregullt i ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 27’ të ndeshjes pas golit të realizuar nga Hakim Ziyech dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë erdhi edhe reagimi i skuadrës spanjolle që ia doli ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 73’ të ndeshjes me golin e Morenos duke i siguruar kështu vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
Pas gjysmë ore lojë sërish nuk pati gola të tjerë dhe kështu u desh të ekzekutoheshin penalltitë nga të cila më të suksesshëm u treguan të cilët fituan me rezultat 6-5.