Chelsea gjen zëvendësuesin e Lukakut

Chelsea po planifikon të marrë yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, nëse rikthimi i Romelu Lukakut në Inter konfirmohet.
Sulmuesi belg është duke këmbëngulur fuqishëm për t’u rikthyer në Milano pas një sezoni të vështirë në Londrën Perëndimore dhe bisedimet mes dy palëve tani janë në zhvillim e sipër, me një takim të ri që do të zhvillohet nesër. Lukaku ka shumë të ngjarë të kthehet në Inter në një marrëveshje huazimi të thjeshtë, e cila ka të ngjarë të kushtojë rreth 10 deir 15 milionë euro.
Siç raportohet nga “The Mirror”, plani i Chelseat është të bëjë hapa përpara për Sterling pasi të finalizohet kthimi i Lukakut në Inter. Pronari i ri i “Bluve”, Todd Boehly dëshiron të forcojë sulmin e Thomas Tuchel dhe klubit i është dashur të gjejë një objektiv të ri pasi puna e tyre për të nënshkruar me Ousmane Dembele ka dështuar.
Gjërat mes Interit dhe Chelseat për Lukakun mund të finalizohen që në fillim të javës së ardhshme dhe pastaj fokusi i plotë do të ishte te sulmuesi anglez.

Back to top button