Chelsea ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar mbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng në fund të sezonit, gjithnjë sipas “Todofichajes”.

“Blutë” e Londrës kanë finalizuar një marrëveshje në parim me agjentin e 32-vjeçarit, dhe ai tani është vendosur të transferohet në “Stamford Bridge” për një transferim falas kur kontrata e tij skadon në verë.

Boateng, i cili ka luajtur më parë në Premier League me Manchester Cityn, ka luajtur në 17 ndeshje të Bundesligës për Bayernin në këtë sezon.