Chelsea kualifikohet në çerekfinale
11 Shkurt 2021
Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup në Angli, pas fitores minimale ndaj Barnselyt.
“Bluve” të Londrës u ka mjaftuar goli i sulmuesit, Abraham në minutën e 65-të që realizoi pas asistimit nga i riu, James.
Londinezët tani do të kenë punë në çerekfinale me skuadrën e Sheffield Unitedit.
Ndryshe, Barnsely është skuadër që bën gara në Championship.