Liverpooli ka arritur të dalë triumfues nga derbi i xhiros së dytë të Premier Ligës duke e mposhtur Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultat 0-2.

Ndeshja filloi me një ritëm të lartë, derisa Chelsea krijoi disa raste të mira shënimi me anë të sulmuesit Tmo Werner, por që nuk ia doli dhe në fund të pjesës së parë mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Christensen me karton të kuq.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli e mori lojën në dorë dhe realizoi dy gola të shpejtë përmes sulmuesit Sadio Mane në minutat 49’ dhe 54’.

Vendasit kishin rastin të riktheheshin në lojën kur në minutën e 75’ u ekzekutua një penallti në favor të tyre, por që Jorginho nuk ia doli ta mposht portierin Alisson Becker.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Liverpooli pozicionohet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kurse Chelsea në të dhjetin me 3 pikë pas dy ndeshjeve.