Mund t'i pezullohet merkato

Mund t’i pezullohet merkato

Lajme aspak të mirë vijnë nga klubi i Chelseas. FIFA po heton kontratat e transferimeve të më shumë se 100 lojtarëve minorenë te Chelsea dhe klubi po pret në ankth vendimin.

FIFA ka 3 vjet që heton rastet e abuzimeve të bluve të Londrës me kontratat e futbollistëve të rinj. Në fillim po hetoheshin 25 futbollistë, por “The Guardian” zbuloi se numri i kalon 100.

Gjithashtu sipas “Mediapart”, një prej portaleve që bashkëpunon me “Football Leaks”, FIFA do kërkojë gjobitjen e Chelseas me 45 mijë paund dhe pezullimin e dy sesioneve të merkatos.

Sipas rregullave ndërkombëtare, klubet nuk mund të transferojnë futbollistë nën moshën 18-vjeçare nga vende të tjera, të paktën derisa prindërit nuk janë emigrantë për motive që nuk kanë lidhje me futbollin.