Sonte është zhvilluar ndeshja e parë çerekfinale mes Portos dhe Chelsea, ku ekipi i Thomas Tuchel, shënoi një fitore me rezultat komod 0-2.

Golat e përfaqësuesve anglez, Mason Mount dhe Ben Chilwell, i kan mjaftuar ekipit londinez që të fitojë ndeshjen e parë dhe të jenë më të lehtësuar për ndeshjen e dytë e cila zhvillohet javën e ardhshme në Stamford Bridge.