“Blutë” e Londrës po kërkojnë të arrijnë marrëveshje në janar për mbrojtësin e Kombëtares Gjermane.

Chelsea ka kthyer sytë tek mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter, raporton “Kicker”.

26-vjeçari mund të jetë në dispozicion për rreth 35 milionë euro në merkaton e janarit këtë edicion.

Ginter do të lidhej me shokët e Kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner dhe Kai Havertz në “Stamford Bridge” nëse ai do të vendosë të bashkohet me Chelsean në vitin e ardhshëm.