Chelsea po përgatit dokumentacionin për të kërkuar tërheqjen e tyre nga Superliga Evropiane (ESL), raportojnë mediat angleze.

Përpjekjet për t’u larguar vijnë vetëm tre ditë pasi Chelsea njoftoi se do të jetë një nga gjashtë klubet angleze që do të përfshihen në garën e re evropiane e cila bëri që të ngjallen shumë diskutime rreth saj.

Rreth 1,000 tifozë u mblodhën jashtë stadiumit “Stamford Bridge” përpara ndeshjes së tyre kundër Brightoni të martën për të protestuar përfshirjen e tyre në këtë kompeticion të ri.