Chelsea ka prezantuar fanellat e reja me të cilat lojtarët do t’i zhvillojnë ndeshjet si mysafirë në sezonin 2020/2021.

Si zakonisht, tifozët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të bërë shaka lidhur me dukjen e këtyre fanellave.

Shumë prej tyre kanë bërë krahasime me pizhamet, duke thënë se më shumë u ngjajnë veshjeve të gjumit sesa fanellave të futbollit.