Është kompletuar faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Do të kemi dy sfida jashtëzakonisht interesante ku do të ballafaqohen Manchester City me Paris-Saint – Germain dhe Chelsea me Real Madridin.

City e siguroi plasmanin në gjysmëfinale duke e eliminuar Borussia Dortmundin të cilin e mposhti me rezultat 2-1 edhe në ndeshjen kthyese në Gjermani.

Ndeshja tjetër ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit përfundoi me rezultat 0-0 në “Anfield Road” dhe kështu skuadra e Zinedine Zidane kalon më tutje duke iu falënderuar fitores në ndeshjen e parë në Spanjë me rezultat 3-1.

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 27 prill.