“Blutë” po përgatisin një ofertë me shifra marramendëse për sulmuesin belg.

Skuadra londineze Chelsea është duke e përgatitur një ofertë prej 110 milionë eurosh për ta rikthyer Romelu Lukakun nga Interi në “Stamford Bridge”, raporton “The Sun”.

Sulmuesi belg, i cili në të kaluarën kishte dështuar që të tregonte potencialin e tij te Chelsea, është duke kaluar nëpër formë fantastike që nga transferimi i tij nga Manchester United tek gjiganti italian në vitin 2019.

Që prej transferimit te “Nerazzurët”, Lukaku ka arritur të bëjë 91 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar në 75 gola, respektivisht 61 gola e 14 asistime.