Ende nuk ka pasur ndonjë bisedim konkret mes Chelseat dhe Arsenalit

Ende nuk ka pasur ndonjë bisedim konkret mes Chelseat dhe Arsenalit

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për merkaton e verës dhe emri kryesor në listë është Timo Werner.

Pas gjermanit, vjen një emër shumë i njohur dhe bëhet fjalë për Pierre Emerick Aubameyang.

Lajmin e bujshëm e bën të ditur “The Sun”, që raporton se drejtuesit e Bluve kanë interes për të marrë sulmuesin e “Topçinjve”. Do të ishte një goditje vërtet e madhe, pasi Chelsea do të rrëmbente yllin kryesor të rivalëve të të njëjtit qytet.

Gjithsesi, për momentin gjithçka ëshët një spekulim i “The Sun”, pasi ende nuk ka pasur ndonjë bisedim konkret mes Chelseat dhe Arsenalit.