Chelsea do të pres Brightonin në “Stamford Bridge”, ku nëse “Blutë” sigurojnë fitore, do të lëviznin nga pozita e pestë, në top 4 e tabelës së Premier Ligës angleze.

Londinezët aktualisht gjenden në pozitën e pestë në tabelë, vetëm një pikë larg vendit të katërt West Ham United. Ndërsa, Brightoni zë vendin e 16, me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, Chelsea ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje. Kurse, Brightoni ka dy fitore, një barazim dhe tre humbje.

Në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt, Mateo Kovacic dhe Andreas Christenses munguan për Thomas Tuchel, dhe mund të jenë në dyshim për ndeshjen e sotme. Po ashtu, edhe mbrojtësi brazilian Thiago Silva pësoi një lëndim kundër Cityt dhe nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të luaj sot.

Në anën tjetër, tek Brightoni do të mungojnë Lamptey dhe March, kurse në dyshim për t’u paraqitur janë Andone, Conolly dhe Tau.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Havertz, Pulisic

Brighton (3-4-3): Sanchez; White, Dunk, Veltman; Gross, Lallana, Bissouma, Moder; Trossard, Maupay, Welbeck

21:00 Chelsea (5) – Brighton (16) (Stadiumi Stamford Bridge).