Cher flet për lidhjen me të dashurin 40 vjet më të ri: Dashuria s’është matematikë
Cher ka mbrojtur lidhjen e saj me të dashurin Alexander Edwards, i cili është 40 vjet më i ri se ajo.
Krijuesja e hitit “If I Could Turn Back Time”, 76 vjeç, dhe dashuria e saj, 36 vjeç.
Cher pranoi se për shkak të diferencës së madhe në moshë, marrëdhënia e tyre ‘duket e çuditshme në letër’.
Mirëpo këngëtarja shtoi se të dy ishin të rritur dhe se ‘dashuria nuk njeh matematikë’.
Të dy u takuan gjatë Javës së Modës në Paris, e cila u zhvillua nga 26 shtatori deri më 4 tetor, që do të thotë se ata janë bashkë prej gati dy muajsh.
Ata u panë për herë të parë të kapur për dore në restorantin e Hollivudit Craig’s , përpara se të shkonin në shtëpinë e Cher’s Malibu më 3 nëntor.
Ajo e konfirmoi romancën menjëherë me një postim në Twitter, teksa ndau një foto të të dashurit të saj së bashku me një emoji zemre.
Krijuesja e hiteve zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga i dashuri i sa,.
Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksandrin me familjen e saj./21Media