Kapiteni i Juventus, Giorgio Chiellini ka komentuar infektimin me COVID-19 të Cristiano Ronaldo-s dhe ecurinë e kampionatit pas shtimit të rasteve mes futbollistëve.

“Rritja e javëve të fundit nuk na lë të befasuar, për fat të keq. Por duhet të vazhdojmë. Kjo është e vetmja gjë që duhet bërë. Industria e futbollit është e gjerë dhe duhet të vazhdojë të ecë përpara. Në javët e ardhshme, për më tepër, me mbyllje dhe kufizime për njerëzit që qëndrojnë në shtëpi, futbolli do të jetë i rëndësishëm”, tha Chiellini.

I pyetur nëse ka komunikuar me Ronaldo-n pas testit pozitiv, Chiellini është shprehur: “Ai është i qetë dhe më tha se po merrte diell (buzëqesh). Kur të bëhet më mirë, do të kthehet. Ne nuk jemi të shqetësuar, por kjo situatë (Covid) krijon shpërqendrim. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që na pret: javë dhe muaj të vështirë. Ne duhet të vazhdojmë punën tone dhe kampionatin”.

Cristiano Ronaldo doli pozitiv me COVID-19 pas testit të bërë gjatë grumbullimit të Kombëtares portugeze.

Ylli i Juventus është futur në karantinë, ndërsa pritet edhe rezultati i testit të dytë./oranews