Chilwell do të mungojë në Kupën e Botës

Chilwell do të mungojë në Kupën e Botës

Gjiganti anglez, Chelsea sapo ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke e konfirmuar shkallën e lëndimit të mbrojtësit të krahut të majtë, Ben Chilwell.
Pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Chilwell i ishte nënshtruar një skanimi nën dyshimin për probleme në muskul.
Chelsea e konfirmoi që Chilwell si pasojë e lëndimit do ta humbasë Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Pas lëndimit të pësuar në ndeshjen tonë të fundit kundër Dinamo Zagrebit, Ben i është nënshtruar një skanimi në muskulin e tij. Rezultatet tregojnë se Beni ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe fatkeqësisht mbrojtësi pritet të mungojë në Botëror. Ben tani do të fillojë një program rehabilitimi me departamentin mjekësor të klubit”, shkruante në komunikatën e Chelseat”, bëhet e ditur në komunikatë.

Back to top button