Chollet: Asociacioni obligim ligjor – nuk mbështesim zgjidhjen e llojit të Republikës Serbe

(Lajm i përditësuar)

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se pret nga Qeveria e Kosovës që të paraqes propozimet e saj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por Chollet përjashtoi mundësinë e krijimit të një Asociacioi të ngjashëm me një, siç tha, Republika Serbe në Bosnjë. Duke folur me një grup të vogël gazetarësh në Prishtinë, Chollet i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE.
Derek Chollet kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë për një marrëveshje gjithëperfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me njohjen në qendër, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ai tha se është një moment kritik dhe prandaj e cilësoi dialogun si mënyrën më të mirë për Kosovën që të sigurojë të ardhmen e saj euro-atlantike dhe Evropiane. Por Chollet tha se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në dialog përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Duke folur me një grup të vogël gazetarësh në Prishtinë, Chollet tha se Asociacioni duhet të krijhohet në pëputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Chollet tha se krijimi i Asociacioit është çështje urgjente në agjendën e dialogut dhe ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës e kanë përforcuar rëndësinë e themelimit të tij.
“Ne presim nga qeveria e Kosovës që të paraqes propozimet e saj në tavolinë. Dua të jem i qartë: ne nuk e mbështesim dhe as nuk do të mbështesim një zgjidhje të ngjashme me Republikën Serbe. Ne nuk po i kërkojmë Kosovës që të mbështes asnjë lloj zgjidhjeje që nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Kjo është mënyra për të siguruar se zërat e tyre janë dëgjuar, se të drejtat e tyre janë të mbrojtura. Kjo është dicka që ne kemi avokuar në të gjitha nivelet qevritare për ta zbatuar”, tha ai.
Derek Chollet përfundon vizitën e tij në Kosovë gjatë ditës së nesërme pas takimeve me presdienten, kryeminstrin, përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqerisë civile.
Ai shprehu shqetësimin me gjendjen në veri me boshllëkun në institucionet atje, ndërsa nënvizoi se “duhet t’i jepet fund këtij cikli të ngecjes dhe është koha të punohet. Chollet tha se një nga poroistë që ka sjellë në Prishirnë dhe do ta transmetojë në Beograd është se SHBA-të duan të shpenzojnë energjinë diplomatike për të punuar për të ardhmen euro-atlantike për Kosovën dhe më pak shpenzim të energjisë në menaxhimin e krizave. Ai tha se poroisa në Prishitnë e Beograd është se nuk duhet të ketë veprime provokuese, duhet të shtensionohet situata dhe, siç tha, të marrim situatën në duar.
Chollet: Qeveria e Kosovës të paraqes propozimin për Asociacionin
Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një çështje urgjente në agjendën e dialogut dhe ajo ka marrë një peshë më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri. Kështu ka deklaruar Derek Chollet, këshilltar i lartë në DASH në një takim me një grup gazetarësh në Prishtinë.
“ Ne presim nga Qeveria e Kosovës që të paraqes propozimet e saj në tavolinë. Dua të jem i qartë: ne nuk e mbeshtesim dhe as nuk do ta mbështesim nje zgjidhje të ngjashme me Republikën Serbe. Ne nuk po i kërkojmë Kosovës që të mbështes asnjë lloj zgjidhje që nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha Chollet.
Para takimit me gazetarë, Chollet takoi liderët institucional dhe të partive politike opzitare në Kosovë.
Procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Cholletit.
Para Kurtit, Chollet, i cili më 11 janar nisi vizitën në Kosovë, takoi presidenten Vjosa Osmani.
Në takim, presidentja Osmani, sipas një njoftimi për media, tha se angazhimi i shtuar i SHBA-së në dialogun me Serbinë është “vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.
Zyrtari amerikan takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Në rrjetin social në Facebook, nënkryetar i kësaj partie, Dalibor Jevtiq, tha se në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë.

Back to top button