Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin europian

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se sot ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Siç shkruan në Twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Fola sot me kryeministrin Albin Kurti ku diskutova për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojmë atë. Një çështje kyçe ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button