Në fund të muajit shtator, çifti John Legend dhe Chrissy Teigen humbën fëmijën e tyre të tretë, për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

Pas humbjes së fëmijës, modelja ka folur gjerë e gjatë rreth kësaj ngjarjeje tragjike, duke e përkufizuar si një nga ngjarjet më të vështira të jetës.

Unë nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi. Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të adresoja çfarë ka ndodhur. Pas disa netëve në spital, mjeku më tha se ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do të mbijetonte dhe nëse do këmbëngulnim më shumë, as unë nuk do të mbijetoja. Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë“, ka shkruar Chrissy.

Duke u ndalur te fotot e shumëpërfolura që bënë xhiron e rrjetin, ku nuk munguan as kritikat, ajo tregon se ishte kërkesa e saj për t’i dokumentuar këto momente, teksa shton se nuk i interesojnë mendimet e njerëzve.

“I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë, por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Nuk e shpreh dot se sa pak më intereson fakti që ju i kritikoni ato fotot. Unë zgjodha t’i bëj dhe këto foto nuk janë për këdo, por për njerëzit që e kanë kaluar këtë gjë”, ka shkruar tutje Chrissy.

Performancën e parë pas humbjes së fëmijës, John ia kushtoi partneres së tij.

John emocionoi të gjithë kur u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar këngën e tij “Never Break”, e cila ka fjalë si: “Ne kemi një gjë të mirë. Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi”.

Artisti e nisi performancën me një dedikim: “Kjo është për Chrissy-n”.

Ndryshe, Chrissy dhe John lidhën kurorën në Itali në shtator të 2013, ndërsa tani ndajnë dy fëmijë, Luna dhe Miles./21Media