Baby2Baby nderon yjet

Baby2Baby nderon yjet

Modeles dhe yllit televiziv Chrissy Teigen iu nda shpërblim për shfrytëzim të figurës së saj të shquar për ndërgjegjësimin e njerëzve për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Në galën Baby2Baby që u mbajt në California, bashkëshorti i Chrissy-t, John Legend, ia dorëzoi shpërblimin “Giving Tree Award”, për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve në nevojë, shkruan rtv21.tv

Baby2Baby është organizatë jo fitimprurëse që përcjell figurat e shquara për të theksuar misionin e organizatës për të ndihmuar ofrimin e gjërave themelore të domosdoshme për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Gjatë fjalimit të saj me rastin e pranimit të shpërblimit Chrissy tha “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur “.

Katy Perry, Jessica Alba, Kate Hudson dhe Jennifer Garner janë vetëm disa nga yjet që në mesin e shumë figurave të shquara dhuruan mijëra dollarë për këtë kauzë. Edhe Kobe Bryant ishte në mesin e yjeve që morën pjesë.  Ngjarjen e përmbylli këngëtarja amerikane Paula Abdul  e cila performoi disa nga këngët e saj të popullarizuara./21Media