FBK emëron përzgjedhësin e ri

FBK emëron përzgjedhësin e ri

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që Christos Marmarinos të emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës.

Marmarinos ka qenë ndihmës trajner në shumë skuadra të njohura evropiane, duke fituar shumë trofe, madje edhe te skuadra e San Antonios në kampin veror, derisa së fundi ishte trajner në Japoni te skuadra Nishinomiya Storks.

Fitoi dy herë Euroligën, 2012 dhe 2013, tri herë finalist në Euroligën 2010, 2015, 2017, gjashtë herë në “Final 4” të Euroligën (2009, 2010, 2012, 2013, 2015, 2017). Tri herë fitoi titullin në Greqi (2012, 2015, 2016), 12 herë finalist në Greqi (2006-2018), finalist i Kupës së Greqisë (2008-2013), fitues i Kupës së Greqisë (2010, 2011). Më 2015 ishte zgjedhur nga Euroliga si ndihmës trajneri më i mirë i vitit.

Trajneri i ri i Kosovës do të jetë prezent në Final 8 të Kupës së Kosovës, që do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec. Gjithashtu në javën e dytë të muajit shkurt do të mbahet një konferencë, ku do të prezantohet para mediave dhe do të bëhen publike detajet e kontratës./21Media