Ndryshe e menduan e ndryshe iu doli viti 2020 gjithë njerëzve në mbarë botën. Koronavirusi i cili u bë frikë dhe temë kryesore e çdo bisede të njerëzve ndryshoi çdo plan jo vetëm në punë por, edhe në jetën personale.

Zakonisht vitet tjera, martesat e fytyrave publike, por edhe të fëmijëve të tyre i bashkonin të gjithë këngëtarët, këtë vit ndryshoi gjithçka dhe organizime të tilla nga fytyrat publike nuk u mbajtën fare.

Për dallim nga të tjerët, këngëtari i njohur, Burim Hoxha dhe Dafina Xhemajli dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në muajin tetor ani pse në planet e tyre ishte një dasmë madhështore, por gjithçka u anulua. E

Edhe këngëtarja Fjolla Morina, këtë vit i ka dhënë fund beqarisë. 34 vjeçarja e ka kurorëzuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën me martesë, por edhe kjo pa ndonjë ceremoni.

Kujtojmë se, të gjitha koncertet, organizimet për ahengjet familjare për këtë vit janë anuluar. Në shenjë pakënaqësie estrada shqiptare dhe pronarët e restoranteve në muajin qershor kishun mbajtur protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, për ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare./21Media