Cila është formula e fshehtë për një martesë të gjatë, të lumtur? Një çift nga Nebraska me siguri e di pasi festuan 60 vjetorin e tyre me veshjen e tyre origjinale të dasmës.

Fotografja, Katie Autry kapi këtë rast të mrekullueshëm, ndërsa Marvin Stone, 88 vjeç dhe Lucille Stone, 81 vjeç, u kapën për dore, kërcyen dhe pozuan së bashku në një fushë të hapur në Nebraska.

Lucille kishte veshur fustanin e saj të mrekullueshëm me dantella që ajo e qepi vetë ndërsa, Marvin veshi kostumin e tij të zi me një kravatë, të cilën ai e kishin veshur në ditën e tyre të veçantë 60 vjet më parë, transmeton rtv21.tv.

Ata u martuan për herë të parë në vitin 1960 në një Kishë të vogël Lutheran në Sterling, Nebraska kur Marvin ishte gati 29 vjeç dhe Lucille ishte 22 vjeç. Tani, pasi ata kanë qenë me njëri-tjetrin për të mirë dhe për të keq, në sëmundje dhe në shëndet, dhe kanë rritur 3 fëmijë së bashku, ata festuan përvjetorin e dashurisë së tyre.

“Ishte një nder absolut që isha në gjendje të kapja dashurinë mes një çifti kaq të veçantë! Gjatë xhirimit të sesionit të tyre, ishte e lehtë të thuhej se sa kujdesen për njëri-tjetrin. Kisha lot në sy pas kamerës kur po shkrepja. Ata janë një shembull kaq i mahnitshëm i dashurisë së vërtetë që i reziston kohës. Seanca e tyre është një që nuk do ta harroj kurrë!”, thotë fotografja, Katie Autry.

Katie Autry ndau sekretet e martesës së tyre të qëndrueshme në postimin e saj në Facebook. Këta zogj të dashuruar këshilluan çiftet e tjera të bënin disa gjëra të thjeshta:
“1 Puno shumë
2. Jini të mirë me njëri-tjetrin
3. Mendoni para se të flisni
4. Mbështetuni në pikat e forta të njëri-tjetrit për të kapërcyer dobësinë tuaj
5. Qëndroni të fortë në besimin tuaj”./21Media