Çifti i “The Game of Thrones” bëhen prindër
17 Shkurt 2021
Rose Leslie dhe Kit Harington, dy aktorët e serialit “Game of Thrones”, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka konfirmuar për mediat e huaja ardhjen në jetë të djalit të tyre, ndërsa emrin nuk e kanë zbuluar ende.
Aktorja 33-vjeçare e bëri publike shtatzëninë në muajin shtator, ku pozoi me barkun e rrumbullakosur për “Make Magazine”.
Ata janë bërë prindër dy vjet pasi u kurorëzuan në martesë në Skoci, në qershor të vitit 2018.
Ndryshe, Rose dhe Kit janë bashkë që prej vitit 2012. Aktori i propozoi yllit skocez në shtator të vitit 2017./21Media