Pas disa orë kërkimesh u gjetën turistët

Pas disa orë kërkimesh u gjetën turistët

Një çift italian dhe dy fëmijët e tyre duke eksploruar Shqipërinë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Banorët e zonës Rabije në Fier kanë ndihmuar Policinë për ti kërkuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij” informon Policia e Fierit.

Policia falënderoi banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj./oranews