Çifti kolumbian, Diana Franco Durango dhe Valentín Arias Delgado është fituesi i garës madhështore të vallëzimit “Tango” për këtë vit.

Pandemia pamundësoi organizimin e kësaj gare në vendngjarje në Bunos Aires, andaj ajo u transmetua në mënyrë virtuale, me valltarë nga vende të ndryshme të botës.

Fituesi i garës, Valentín Arias Delgado, në një intervistë përmes një lidhjeje me video për AP tha se është emocionuar pa masë kur ka marrë lajmin se ai dhe Diana janë fitues.

Valentin u shpreh se për ta nuk ishte me rëndësi nëse ngjarja do të mbahej në mënyrë virtuale apo në vendngjarje si vitet e kaluara. Me rëndësi ishte që ky ishte kampionati botëror i Tangos në Buenos Aires. Ai tregoi se është dashur të ushtrojnë vallëzimin më shumë sepse kishte muaj që nuk kishin vallëzuar, por se më pas çdo gjë ka shkuar në nivel të duhur.

Ai shtoi se për ta ishte e vështirë të tregonin emocionet për vallëzimin që patën përmes videos. Kjo do të thotë se edhe punë në këtë drejtim është dashur të bëjnë më shumë për të arritur synimin e tyre, pra që t’i bënin dashamirët e këtij vallëzimi t’i shikonin në ekran.

Dhe, në fund, bazuar në më shumë se 91,000 vota të hedhura online, publiku zgjodhi kampionët e kësaj gare për sivjet.

Kampionati i vallëzimit të Tangos në Buenos Aires mbahet që prej vitit 2002, ndërkaq në të marrin pjesë valltarë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu vallëtarët nga Japonia e Rusia./21Media