Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, Princesha Sofia, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi sot oborri mbretëror suedez, përcjell rtv21.tv

Ata kanë simptoma të lehta të virusit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm, njoftoi tutje oborri mbretëror, duke shtuar se Mbreti Karl XIV Gustaf, Mbretëresha Silvia, motra e madhe e princit Princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj Princi Daniel do të testoheshin gjatë ditës.

Carl Philip është i katërti në linjën e trashëgimisë në fronin suedez.

Ndryshe, Suedia në muajin mars nuk e ndoqi strategjinë e vendeve evropiane me rregulla të detyrueshme karantine, por u bazua vetëm tek rekomandimet e OBSH-së./21Media