Jemi në prag të festave të fundvit, dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për pritjen e tyre. Edhe fytyrat publike kanë dekoruar shtëpitë, dhe kanë filluar t’i realizojnë setet fotografike.

Ashtu ka vepruar edhe Princ Leka dhe Princeshë Elia. Me një imazh mahnitës pranë bredhit e duke e mbajtur në duar dhuratën më të mirë të jetës vajzën e tyre,  kanë uruar festat për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Leka në rrjetet sociale.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Elia ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, më 22 tetor. Vogëlushja është pagëzuar me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e mbretëreshës./21Media