Hande Erçel dhe Kerem Bürsin çdo ditë e më shumë po komentohen në mediat turke për lidhjen e tyre.

Ani pse dyshimet për dashurinë e tyre ishin më herët, dyshja e mohuan vazhdimisht. Por tashmë ata kanë vendosur që momentet e tyre të lumtura t’i bëjnë publike.

Çifti janë duke kaluar disa ditë pushimi në Maldive nga ku kanë publikuar fotografi të bukura së bashku.

Dashuria e dyshes ka lindur në serialin “Trokit në derën time” Ku Hande është në rolin e “Edës” kurse Keremi në rolin e “Serkanit”./21Media