Një çift bashkëshortor me 71 vite martesë, vdiqën nga koronavirusi vetëm pesë ditë larg njëri-tjetrit. Ata ishin shtrirë në spital dhe deri në momentin e vdekjes ia shtrënguan duart njëri-tjetrit.

Ron, 94-vjeç dhe Pat Wood, 91-vjeçe, vdiqën në spitalin Worthing në perëndim të Sussex, pasi stafi ua mundësoi atyre të qëndronin pranë njëri-tjetrit në ditët e fundit të jetës. Ron u infektua me këtë virus i pari dhe u dërgua në spital. Vetëm pak kohë pas tij u infektua edhe bashkëshortja.

Fillimisht ishin në dhoma të ndara të spitalit. Pat vdiq në gjumë më 18 maj, kurse bashkëshorti i saj vetëm pesë ditë më vonë. Vajza e tyre, Nikki Evans tha se spitali u dha trajtimin e duhur prindërve të saj.

Ajo tha se ata i vendosën në një shtrat, kështu që do të mund t’i kalonin edhe ditët e fundit të jetës bashkë dhe t’ia shtrëngonin duart njëri-tjetrit, deri në momentin kur ajo vdiq më 18 maj. Kurse ai vdiq më 23 maj.

Lidhja e tyre filloi kur Ron ishte 22-vjeç, ndërsa Pat 19-vjeçe. Lidhja e tyre u forcua me kalimin e viteve dhe ata u bënë të pandashëm. U martuan në prill të vitit 1949./21Media