Miloti dhe Belkizi të lumtur pranë njëri-tjetrit

Miloti dhe Belkizi të lumtur pranë njëri-tjetrit

Milot Rashica dhe Belkiz Kera-Rashica janë ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara nga publiku. Duke pasur parasysh faktin që dyshja kanë numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, në këto të fundit ata po tregohen mjaft aktiv, shkruan rtv21.tv

Si futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, ashtu edhe bashkëshortja e tij po publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Sot, bukuroshja e Milotit publikoi në instagram një foto të bukur, në të cilën shihet me personin e zemrës. Të veshur me ngjyrë të kuqe, çifti duket për mrekulli në imazhin e fundit, në të cilin po marrin komente dhe pëlqime të shumta./21Media