Ata i thanë po njëri-tjetrit

Ata i thanë po njëri-tjetrit

Asnjëherë nuk është vonë për martesë nëse në altar shkon me personin e zemrës. Dëshmi janë një çift italian, Mario Gigli dhe Maria Canu, të cilët kurorëzuan dashurinë pas 50 vitesh fejesë.

Mario sapo kishte lënë pas një martesë, ndërsa e dashura e tij, 20 vite më e re me origjinë sarde janë takuar në Milano në 1972, ku Maria ishte shërbyese dhe janë dashuruar.

Tani ata kanë vendosur që është koha të ndërmarrin hapin e madh, të martohen.

Dhe kështu, Maria në moshën 71 vjeç  dhe Mario 92 vjeç, pas gati një gjysmë shekulli fejesë, u paraqitën para këshilltarit të bashkisë dhe i thanë PO njëri-tjetrit./oranews