Një çift britanik dasma e të cilit u anulua dy here, së pari për shkak të anulimit të linjës ajrore “Thomas Cook’ dhe më pas pandemisë së koronavirusit po shpresojnë të martohen përfundimisht në shtator.

Alice Williams dhe Luke Burrows, nga Leicester, ishin gati për t’u martuar në Qipro në maj, përpara se Covid-19 t’i ndalonte, transmeton rtv21.tv.

Relaksimi i kufizimeve të udhëtimit do të thotë që çifti tani kanë riorganizuar ditën e madhe për muajin shtator.

Alice, 25 vjeç, thotë se nuk është e sigurt se sa të ftuar do të jenë në gjendje të udhëtojnë por, për një gjë është e sigurt “Do të jemi atje, edhe nëse jemi vetëm unë dhe Luke”./21Media