Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me Covid-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.

Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4 mijë e 351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirur që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për Covid-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.

Autorët e studimit paralajmërojnë të rinjtë ndaj sigurisë jo të vërtetë se moshat e reja nuk preken nga Covid-19.