Redola Marevci vajza e Sahide Mustafës ka filluar rrugëtimin e saj në muzikë si e ëma.

Ajo pas projektit të parë të titulluar “Aman” që e publikoi vitin e kaluar, këtë verë publikoi edhe projektin e saj të dytë.

Kënga mbanë titullin e “E pamundur”, të cilën e solli edhe me videoklip në të cilën shfaqet shumë bukur.

 

 

Përveç Motrave Mustafa, të cilat janë ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, jehonë në media po bëjnë edhe fëmijët e tyre. Disa nga ta po ndjekin hapat e nënave/tezeve, duke iu bashkuar emrave të njohur në industrinë e muzikës. /21Media