Cikalleshi mungon ndaj Polonisë: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren se ndalon dot askush

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, e si pasojë e kësaj do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë që luhet sonte në “Air Albania”, e vlefshme për eliminatorët e Botërorit “Katar 2022”.
“COVID-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi se ndalon dot askush”, ka shkruar Sokoli në Instagram.

Lajmi se Cikalleshi është infektuar me Covid-19 u bë i ditur nga Departamenti i Komunikimit në FSHF gjatë ditës së djeshme.
E po ashtu, i njëjti me të marrë rezultatin e analizave, është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme stërvitore./21Media

Back to top button