Mbrëmë Policia në Lipjan u informua nga një prind se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Por ky nuk është rasti i vetëm, në një përgjigje për portalin rtv21.tv Policia e Kosovës, bën të ditur se 177 raste të tilla kanë ndodhur nga muaji janar deri në tetor të këtij viti.

Sipas burimeve të portalit rtv21.tv brenda Policisë së Kosovës, numri më i madh i rasteve të personave të zhdukur janë të mitur të cilët dalin nga shtëpia pa iu lajmëruar familjarëve. Në të shumtën e rasteve vajzat që dëshirojnë të fillojnë një lidhje të re pa dëshirën e prindërve.

I njëjti burim brenda policisë ka thënë për portalin rtv21.tv se raste e personave të zhdukur lidhen shpesh me problemet familjare dhe personat me probleme mendore.

Personat e raportuar si të humbur zakonisht gjendet shpejt, por ndodhë në disa raste kur policia kërkon ndihmë edhe nga qytetarët.

Sipas statistikave rastet e raportuara në Polici si person i humbur janë më shumë nga komunitetet pakicë (rom, ashkali) në Kosovë./21Media