Sot është ditë e veçantë për rep-artsiten e njohur kosovare, Doruntina Shalën, e njohur me emrin artistik-Tayna. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 24 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Tayna ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë. Disa nga urimet, artistja i ka ndarë instastory për ndjekësit e saj të shumtë.

Në ditën e saj të veçantë, Tayna ka publikuar një imazh të bukur, krahas së cilit ka lënë edhe një mbishkrim. Ajo është shprehur shumë mirënjohëse si dhe ka uraur veten për 24 vjetorin e lindjes.

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ka shkruar Tayna krahas postimit, në të cilin ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Tayna është këngëtare nga qyteti i Prizrenit, por jeton në Prishtinë. Ajo është cilësuar si një ndër artistet që ka arritur suksese për një kohë shumë të shkurtër në tregun e muzikës shqiptare.

Disa nga hitet e saj ndër vite janë: “Columbiana”, “Shqipe”, “Doruntina”, “Kce”, “Pasite” në bashkëpunim me Mc Kreshën & Lyrical Son-in, “By Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, “Qe Qe”./21Media