Mijëra çiklistë protestuan rreth Lublanës, kryeqytetit të Sllovenisë, kundër izolimit. Sllovenia është në izolim që nga mesi i marsit.

Ky shtet ka lehtësuar masat e izolimit para dy javësh, por protestuesit e akuzojnë kryeministrin slloven, Janez Jansa se po e përdor pandeminë si pretekst për të kufizuar lirinë e qytetarëve, transmeton 21Media

Sllovenia ka konfirmuar 1 mijë e 450 raste me koronavirus, 100 prej të cilëve kanë vdekur./21Media