Çiklisti goditet nga vetura, dërgohet në QKUK

Një 33-vjeçar derisa ishte duke lëvizur me biçikletë është goditur nga një veturë sonte në fshatin Rogovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Viktima është dërguar në QKUK.
“Sonte rreth orës 18:15 në fshatin Rogovë ka ndodhur aksident trafiku, ku nga një veturë është goditur një biçikletë. Për pasojë, biçiklisti (i lindur në vitin 1989) për shkak të lëndimeve (frakturë në dorë dhe shpatull), është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe pastaj në QKUK”, ka thënë Elezaj.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit shoferi i veturës është ndalur ne mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button